Konfirmohen datat e Festivalit Sanremo

20 Janar, 2021 - 9:56 am

Rai konfirmon datat duke shpjeguar se po punohet që publiku të jetë i pranishëm në ambientet e Teatrit Ariston.

“Edicioni i 71-të i Festivalit Sanremo do të mbahet nga data 2 deri më 6 mars. Konfirmimi edhe në fund të një takimi midis organizatorëve të festivalit dhe drejtorit artistik Amadeus, në prani të drejtorit menaxhues Fabrizio Salini.

Midis çështjeve të trajtuara gjatë takimit, portokolli shëndetësor dhe organizativ do të paraqitet së shpejti pranë autoriteteve kompetente për të siguruar praninë e publikut në ambientet e Teatrit Ariston,” shpjegoi Amadeus. / KultPlus.com

Të ngjajshme