Kori i Filarmonisë së Kosovës nis sezonin e ri më 12 shtator

5 Shtator, 2023 - 8:00 pm

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, koncertin hapës të sezonit 2023/2024 Kori i Filarmonisë së Kosovës do ta mbajë më 12 shtator, shkruan KultPlus.

Eventi i parë për sezonin e ri do të mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00.

Kori i Filharmonisë përmes një postimi në “Facebook”, njofton se do të ketë një repertor mbresëlënës, duke përfshirë veprat e kompozitorëve të njohur si: Eric Whitacre, Frank Ticheli, Johann S. Bach, John Williams, dhe shumë të tjerë.

Hyrja për këtë koncert do të jetë falas. /KultPlus.com

Të ngjajshme