Kori “Siparantum” fiton në kategorinë më të vështirë të Festivalit “Lisbon Sings”

13 Nëntor, 2022 - 8:10 pm

Kori Siparantum po e përfaqëson Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme në Festivalin Internacional të Koreve “Lisbon Sings” – Portugali, në mesin e 22 koreve nga 17 shtete të botës, shkruan KultPlus.

Ata kanë arritur që edhe një herë tjetër të fitojë vendin e parë në kategorinë më të vështirë të festivalit (Competition in Category A1 – Choirs of Mixed  Voices – Difficulty Level I 

Lajmin e ka bërë të ditur dirigjenti, Memli Kelmendi, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”.

Postimi i plotë:

“Wohooooo Historia përseritet prap 😜 Fitues n’Portugali! 😃

Fitues të Kategoriaë A1 – Vendi i Parë – Competition in Category A1 – Choirs of Mixed Voices – Difficulty Level I, Kategoria më e vështirë e festivalit) + Golden Diploma 🤫

Puna po shpërblehet. Falemnderit gjithë antarëve të korit për sakrificën dhe përkushtimin maksimal. ❤️

Urime Kosovë 🇽🇰“, thuhet në postimin e tij.

Ky aktivitet është pjesë e “WORLD’S BEST CHOIRS Rankings of the Top 1000 Choirs and Ensembles”. /KultPlus.com

Të ngjajshme