Kori Siparantum i Pejës përfaqëson Kosovën në Belgjikë

16 Shtator, 2019 - 1:40 pm

Siparantum Choir është selektuar për herë të parë në garat internacionale të koreve evropiane ”The 15th edition of the biennial International Choir Contest Flanders” që organizohet nga VZë International Choir Contest Flanders në Belgjikë.

Duke e marrë parasysh rëndësinë e këtij festivali prestigjioz dhe përzgjedhjen e shtetit tone në mesin e shumë shteteve nga mbarë Evropa të cilët kanë traditë korale qindëra vjeçare, Kosova paraqitet për herë të pare në këtë festival, përcjellë KultPlus.

“Në këtë festival garues ne paraqitemi me shumë shtete të përzgjedhura si Belgjika, Sllovenia, Republika Çeke, Hungaria etj. Kori Siparantum do të paraqitet në kategorinë e koreve miks me program të kompozitorëve të njohur botëror dhe shqiptarë. Siparantum në programin e vet paraqitet në festival poashtu me vepren e kompozitorit të njohur fllaman Jan Van Der Roost, kompozitor i cili sot konsiderohet njeri prej më të rëndësishëm në skenën muzikore në vend (vepër premierë e shkruar për festivalin)”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

Festivalit do t’i paraprijë hapja me ansamblin e njohur vokal në botë “The Kings Singers”.

Këtë vit festivali mbahet në qendren kulturore C-Mine nga data 4-6 tetor në Genk lokacion i përsosur për akustikën korale.

“Jemi në vazhdën e punës intenzive me koristët. Sigurisht ky është programi më i vështirë me të cilin në jemi ballafaquar ndonjëherë. Të gjithë e kemi motivimin e përfaqësimit të shtetit. Selektimi ynë në këtë festival është sukses dhe padyshim që do të bëjmë më të mirën e mundshme. Dua t’i ftoj të gjithë shqiptarët në që jetojnë dhe veprojnë në Belgjikë, të vijnë dhe të na përcjellin nga afër”, u shpreh Fatmir Bajraktari, kryetar i korit.

https://www.koorenstem.be/en/project/international-choir-contest-flanders-2019

Ndërsa me datën 7 tetor në ora 20:00 në Bruksel, Siparantum Choir paraqitet me koncertin e radhës që organizohet nga Les Grandes Heures de la Cambre. Koncerti do të mbahet në Church of the Abbey of Notre Dame de la Cambre at Brussel. Në këtë koncert kori Siparantum paraqitet me vepra të kompozitorëve të njohur botëror Bennet, Josquin Des Prez, Rheinberger, whitacre, Gjeilo etj. dhe kompozitorë të njohur shqiptarë, Kasapolli, Rudi, Kelmendi etj. / KultPlus.com

http://lesgrandesheures.be/

Të ngjajshme