Kori “Siparantum” vazhdon me koncertet ndërkombëtare

8 Qershor, 2018 - 3:15 pm

Kori i qytetit të Pejës do të jetë pjesë e tre koncerteve të rëndësishme korale që do të mbahen në Zagreb, Kroaci nga data 9-11 qershor 2018, shkruan KultPlus.

Kori do të jetë pjesë e koncerttit “7. međunarodnog memorijala Emil Cossetto 2018” që mbahet me 9 qershor 2018, në sallën e njohur “Hrvatski Glazbeni Zavod”. Në këtë program, kori Siparantum do të paraqitet në mesin e gjashtë koreve të njohura kroate.

Koncerti i dytë për neve mbahet me 10 qershor në “Mimara Museum” – Zagreb, në organizim të Universitetit të Zagrebit – Universitas Cantat dhe korit “Emil Cossetto”.

“Po vazhdon të ruhet dhe zhvillohet bashkëpunimi ynë i sinqertë me dirigjentin e njohur maestro Josip Degl’ Ivellio me të cilin tash e tre vite kemi bashkëpunime të panderprera, dhe ja që rezultatet nuk po mungojnë”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit

Përpos këtyre dy koncerteve të rëndësishme kori do të jetë pjesëmarrës në aktivitetin kulturor

(Dan nacionalnih manjina grada Zagreba – Dita e pakicave kombëtare të Zagrebit) që mbahet në parkun Parkun Zrinjevac me datë 09.06.2018. në ora 18:00 me ç’rast do të bëhet hapja solemne, që fillon me shqiptarët dhe do të përfaqësohet me korin ” SIPARANTUM CHOIR” nga Peja.

Në program do të interpretohen vepra të kompozitorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë.

Kujtojmë se kori Siparantum muajin e kaluar ka qenë pjesë e festivalit të koreve botërore “Nanxy Voix Du Monde” që është mbajtur në Nancy të Francës, me ç’rast Kosova është paraqitur për here të pare në këtë festival./ KultPlus.com

Të ngjajshme