Kur Flaka Krelani ishte afër të na përfaqësonte në Eurovizion

25 Dhjetor, 2018 - 8:00 pm

Në vitin 2007, në Festivalin e Këngës në RTSH morri pjesë edhe Flaka Krelani.

Një këngëtare më aktive në të kaluarën, Flaka Krelani do të bashkëpunonte me Doruntina Dishën për të sjellë në skenën e festivalit këngën “Jeta kërkon dashuri”.

Kënga u krijua nga Edmond Zhulali dhe Agim Doçi, dhe u performua në mënyrë të mrekullueshme nga të dy vajzat. Krelani si gjithmonë shkëlqeu me vokalin e saj të fuqishëm.

E asokohe, sikur edhe sot, fituesi i këtij festivali përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion.

Asokohe, pati bërë rrëmujë gjithandej fakti se Alban Skenderaj dhe Rudina Maxhistari, dy anëtarët e jurisë, bënë që kjo dyshe të mos shkojë në Eurovizion, sado që ishte afër.

Skenderaj nuk i dha këngës asnjë pikë derisa Rudina i dha nëntë pikë. Kënga u radhit e dyta në festival, pas Olta Bokës e cila fitoi me këngën “Zemrën e lamë peng”.

Para pak ditësh, Jonida Maliqi e fitoi këtë edicion të Festivalit të TVSH-së me këngën “Ktheju tokës”, me të cilën do ta përfaësojë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në Eurovizionin e vitit 2019-të në Izrael. / KultPlus.com

Të ngjajshme