“Kur jam kan ni vakt i ri, e kam pas ni çifteli” (VIDEO)

8 Shkurt, 2022 - 7:00 pm

Grupi Super 700, i themeluar në vitin 2003 nga Ibadet Ramadani dhe Michael Haves në Berlin të Gjermanisë na ka befasuar të gjithëve më këngën “Kur jam kânë nji vakt i ri”.

Grupi i përbërë prej gjermanëve e këndojnë këngën “Kur jam kanë një vakt i ri” me një theks më ndryshe nga që jemi mësuar ta dëgjojmë.

Antarët e grupit janë: Ibadet Ramadani, Jan Terstegen, Michael Haves, Sebastian Schmidt.

Po sjellim tekstin e plotë të kësaj kënge folklorike shqiptare:

Kur jam kan ni vakt i ri
E kam pas ni çifteli
Kange e lojna dhe mahi
Me t’u shkri zemra tuj ndi

Oj lum lum oj lumi une

O nji syzez e kam pas kojshi
Shume marak tuj knu me m’ni
Dite per dite m’rrinte karshi
Ni dite m’thirri me i shku n’shpi

Oj lum lum oj lumi une

O une i mjeri kesh mashtru
N’shpi t’syzezes ni dite jam shku
Mire jam ule jam rehatu
Ja kem nis me knu e me lu

Oj lum lum oj lumi une

O sa u bona pak rahat
Kisi n’der rak tak tak
Shpejt e shpejt jam dal n’hajat
Aty ish kane ni shtrige plake

Fort po sillka me lagraç
Desh ma thej njonen kopaç
Oj mejr mjer oj mjeri une

O shpejt e shpejt jam dal n’oborr
Gati m’hangen ni qen qorr
Turr e vrap jam dal te koshi
Aty ish ma i madh sharofi

Shpejt e shpejt jam dal n’sokak
Gati m’hanger ni minak
Oj mjer mjer o i mjeri une

O shpejt e shpejt jam dal ne baçe
E jam ndal te molla lalçe
Kam kthy kryt me kqyr nihere
O ish kon dal syzeza n’dere

Ma e mire se lul pranvere
More djal hajde najhere
Oj lum lum lum lum oj lumi une / KultPlus.com

Të ngjajshme