займ на карту онлайн потребительский кредит

“Kur një burrë dashuron një grua, do t’i qëndrojë çdoherë pranë”

14 Shkurt, 2020 - 12:00 pm

Nga: Percy Sledge

Shqipëroi: Bujar Meholli

Kur një burrë dashuron një grua
ai nuk mund të sjell në mendje
gjëra tjera,
po të mundte ai do ta ndryshonte botën
për t’i gjetur gjërat e mira
dhe për t’ia sjellur asaj.

Edhe nëse ajo nuk e trajton si duhet
ai nuk do t’i shohë të metat e saj
dhe do ta ruajë nga gabimet
e do t’i qëndrojë çdoherë pranë.

Kur një burrë dashuron një grua
do t’ia shtrojë asaj edhe darkën e fundit
dhe do të përpiqet
ta bëjë të ndihet sa më komode.

Kur një burrë dashuron një grua
ai do ish i gatshëm të hiqte dorë
nga të gjitha salltanetet
dhe të flinte jashtë në shi,
nëse një gjë të tillë do ta kërkonte
ajo nga ai…

E pra, ky burrë të do ty grua, a s’e kupton?
Të dha gjithçka kishte,
andaj vogëlushe, të lutet,
të përgjërohet,
mos e trajto keq,

sepse kur një burrë dashuron një grua
në skutat më të thella të shpirtit të tij
mund të depërtojë mjerimi e dëshpërimi,
nëse luan me të
dhe për budalla e merr.

E megjithatë sytë e një të dashuruari
nuk mund të shohin asgjë nga këto…

Kur një burrë dashuron një grua
ai e ruan gjithmonë atë nga gabimet
dhe po, nuk shikon asnjëherë
rreth e rrotull për ndonjë vajzë tjetër.

E di saktësisht se si ndihet një burrë
kur një grua dashuron:
“Vogëlushe vogëlushe,
ti je gjithë bota ime”, mërmërit.

Ja pra, kështu ndihet një burrë
kur dashuron një grua… /KultPlus.com


Të ngjajshme