Kushtrim Hoxha e Faton Macula rikthejnë këngën e famshme të Muharrem Qenës

14 Gusht, 2018 - 11:29 am

“Shokut”, njëra prej këngëve të njohura të Muharrem Qenës, do të këndohet ndryshe përtej oqeanit.

Dy artistë nga Kosova janë bërë bashkë për ta ripërpunuar këngën e kantautorit, aktorit e regjisorit që i ka lënë muzikës hite të shumta, të cilat vazhdojnë të jetojnë edhe pas vdekjes së tij më 2006.

Jazz-kitaristi kosovar me nam në ShBA, Faton Macula, dhe aktori Kushtrim Hoxha, që po ashtu po bën karrierë në skenën teatrore amerikane, janë duke e përpunuar këngën e Qenës. Versioni i ri i “Shokut” do të vizualizohet. Brenda dy a tre muajsh dyshja paralajmëron ta publikojë videoklipin e këngës së përpunuar. Në versionin e Maculës e Hoxhës, “Shokut” nuk do të jetë fort e ngarkuar me instrumente dhe do ta ndryshojë krejtësisht zhanrin.

Macula ka thënë se kjo është hera e parë që bashkëpunon me Kushtrim Hoxhën për ta përpunuar një këngë të Qenës, shkruan KD./ KultPlus.com

Të ngjajshme