Lansohen produkte në emër të Erza Muqollit

23 Tetor, 2020 - 3:29 pm

Këngëtarja shqiptare Erza Muqolli që ka shënuar sukses të madh në Francë, por edhe në vende të tjera, fanasave të saj tashmë do tu ofrojë edhe produkte të tjera, shkruan KultPlus.

Është krijuar faqja e shitjes online me produkte të ndryshme me emrin e Erza Muqollit, duke nisë prej albumit të saj të parë solo, pastaj fanellë, kapelë, çantë, aksesorë për çelësa, fotografi me autografe dhe produkte të tjera.

Këto produkte tashmë janë në shitje dhe të gjithë fansat e saj mund ti porosisin online.

Babai i Erza Muqollit, që në të njëjtën kohë është edhe menaxher i Erza Muqollit ka thënë për KultPlus se kjo linjë e shitjes ishte paraparë që të ofrohej pranë audiencës gjatë tureve të koncerteve, por në të njëjtën kohë të lansohet shitja edhe online. “Por, si pasojë e pandemisë Covid 19, koncertet jemi detyruar ti anulojmë, atëherë vendosëm që këtë shitje online ta lansojmë tani, por të njëjtat do të ofrohen edhe gjatë tureve, në kohën kur edhe do të lejohen tubimet nëpër koncerte”, ka thënë Muqolli.

Erza Muqolli po konsiderohet si një yll i madh francez, por në të njëjtën kohë, ajo shumë shpesh është paraqitur edhe me këngë shqipe./ KultPlus.com

https://difymusic.com/erza-muqoli?fbclid=IwAR08D-_JNuboTvKy4_XadODfNzIEsH8KEORahdSUjvYIoMUzO4iSJ35xf4s

Të ngjajshme