“Lëshoja Zanin”, albumi i veçantë i Yll Limanit (VIDEO)

7 Dhjetor, 2021 - 5:30 pm

Një ndër artistët më të dashur për publikun, Yll Limani ka publikuar albumin e tij më të ri të titulluar “Lëshoja Zanin”, shkruan KultPlus.

Albumi është një “EP” që përbëhet nga pesë këngë që i këndojnë dashurisë.

“Gënjeshtare”, “Qaj”, “Vonë”,  “Çka Nëse” si dhe “Lëshoja Zanin” janë vargje të frymëzuara nga një histori personale dashurie e këngëtarit.

Ylli edhe kësaj radhe ka dëshmuar që përkushtimi i madh në atë që bën sjell rezultate të tilla. Këngë të thurura me plot ndjenja që jo lehtë mund të harrohen.

Andaj, jo rastësisht, albumi është mirëprit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe vetëm për 24 orë ka arritur të grumbullojë rreth 1.1 milionë shikime në YouTube.

Për realizimin e këtij projekti të madh janë përfshirë një numër i madh njerëzish të cilët Ylli i ka falënderuar publikisht e sidomos menaxherin e tij Bonart Ajvazi. /KultPlus.com

Të ngjajshme