‘Levitating’ e Dua Lipës, në Top 5 këngët më të dëgjuara në Amerikë

2 Shkurt, 2021 - 10:13 am

Sukseset e këngëtares shqiptare nuk kanë të ndalur.

‘Levitating’ e Dua Lipës tash e sa kohë vazhdon të mbetet ndër këngët më të dëgjuara të këngëtares, e tash së fundi, vetë këngëtarja e bëri të ditur se kjo këngë ka hyrë në Top 5-shen e këngëve më të dëgjuara në Shtetet e Bashkuara, shkruan KultPlus.

‘Levitating’ ka tre muaj që është lansuar dhe tashmë numëron mbi 100 milion klikime në Youtube.

Ndër të tjera, Lipa ka njoftuar fansat e saj përmes një postimi në rrjete sociale se është në përgatitje të këngës së saj të radhës.

Vlen të ceket se së fundi, Dua ishte në ballinën e prestigjiozes Vouge, për të cilën kishte dhënë edhe një intervistë ku kishte shpalosur edhe të kaluarën e saj dhe të familjes së saj në Kosovë. / KultPlus.com

Të ngjajshme