Lindsay Lohan publikon këngën e rikthimit

25 Shtator, 2019 - 9:30 pm

Lindsay Lohan e ka publikuar zyrtarisht rikthimin e saj muzikor. Ylli i “Mean Girls” e paralajmëroi singlin e saj “Xanax” muajin e kaluar ndërsa e lansoi këngën e plotë të martën, përmes Instagramit.

Në këngë gjithashtu interpreton Alma, e cila i bashkë-kompozoi singlet e Miley Cyrus “Mother’s Daughter” dhe “Slide Away”.

Gjithashtu u publikua videoja shoqëruese muzikore dhe ajo e përmban “një përmbledhje të skicave të jetës”.

“Familja, dashuria, procesi i ecjes përpara dhe braktisjes së të kaluarës”, shtoi Lindsay në titull. “Të jetosh dhe të jesh i lumtur, pa frikë. Vetëm të jesh mirënjohës dhe t’i hapësh sytë ndaj mundësive në vend që ta mpijmë mendjen”.

“Xanax” është kënga e parë e Lohan që nga “Bossy” e vitit 2008. /KultPlus.com

Të ngjajshme