Linkin Park sjell këngën e padëgjuar më parë, dhuratë për 20-vjetorin e Meteora

10 Shkurt, 2023 - 7:04 pm

Bendi Linkin Park do ta shënojë 20-vjetorin e daljes së albumit të tyre të dytë, Meteora.

Ata madje do t’ia shtojnë edhe një këngë të padëgjuar më parë e cila titullohet Lost.

Në një publikim për shtyp, kitaristi Mike Shinoda, ka thënë se kur e gjetën këtë këngë në arkivat e bendit ishte sikur “ta gjeje një fotografi të preferuar të cilën ke harruar që e ke shkrepur, dhe se po e priste momentin e duhur për ta zbuluar veten”.

“Me vite fansat na kanë kërkuar që të publikojmë diçka me zërin [e Chester Beningtonit], dhe jam i ngazëllyer që e kemi bërë të mundur në një mënyrë aq të veçantë”.

Frontmeni i këtij bendi amerikan ishte vetëvrarë më 2017. /Klan Kosova /KultPlus.com

Të ngjajshme