Live Session i radhës i organizuar nga Rave, sjell artistin e njohur Andi

9 Tetor, 2020 - 9:52 am

Tashmë të gjithë jemi të familjarizuar me Live Stream që Rave Travel po organizon.

Këtë  herë të ftuar në Pepperon the Beach në Dhërmi, Rave do organizoj një performancë live të artistit që vjen nga Tirana.

Nuk ka asgjë më të bukur sesa pritja e perëndimit nën tingujt e muzikës së Andi Qafmolla të njohur në skenë me emrin Andi.

Muzika që ai luan është house, progressive, melodic tec.

Andi ka peformuar në skenë me shumë artist të njohur botëror si:

Nico Stojan, Be Svendsen, Mike Steva, Lehar, Musumeci, Andy Bros, Laolu, Christos Fourkis, Nikos Diamantopulos, Da Mike, Papa,Leon, Giuseppe Calipari.

Te dielën nga ora 21:00! Mos mungoni në këtë perfomancë të veçantë që rave ka përgatitur për ju. / KultPlus.com

Të ngjajshme