Londra apo Prishtina, Dua Lipa bënë zgjedhje befasuese në CNN

16 Nëntor, 2018 - 12:31 pm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në një intervistë për CNN ka folur për eksperiencat e saja jetësore.

Ajo ka folur edhe për refugjatët nëpër botë, duke treguar se edhe vetë ajo ishte refugjate në Angli.

“Askush nuk e lë vendlindjen me dëshirë. Unë e di se çfarë do të thotë pasi e kam përjetuar duke ardhur në Britani të Madhe. Kam qenë me fat që kam ardhur në Londër dhe kam plotësuar ëndrrat. Unë e di që ka shumë fëmijë që mund të përjetojnë këtë ndjenjë”, ka ylli shqiptar.

Më tej, ajo u pyet nga gazetarja Becky Andresonin nëse zgjedh më para Prishtinën apo Londrën.

Megjithëse e kishte të vështirë të zgjedhte, ajo megjithatë zgjodhi Prishtinën.

“Nuk mundem. Po them Prishtinën, pasi atë më thotë edhe zemra, pasi ndjehem vetja”, ka thënë Dua.

Të ngjajshme