Lule Elezi e Adelina Paloja janë prezantuar me koncert në Strasburg

12 Shkurt, 2019 - 2:19 pm

Pianistja Lule Elezi dhe sopranoja Adelina Paloja janë prezantuar me një koncert të përbashkët në Strasburg të Francës, koncert ky që është organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strasburg të Francës, shkruan KultPlus.

Ky koncert që është mbajtur në shënim të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka përfshirë prezantimin e përbashkët të dy artisteve kosovare, për të vazhduar më pas edhe me një prezantim të veçantë pianistik nga Lule Elezi.

Veprat e kompozitorëve që janë prezantuar në këtë koncert kishin një përzgjedhje që përkojnë me këtë festë të madhe, sikurse se: Ç.Zadeja, A. Mula, A. Catalani, F. Chopin, Ch. Gounod, …

Koncerti është mbajtur në Association Parlementaire Européenne dhe ky koncert është përcjellë nga kori diplomatik ./KultPlus.com

Të ngjajshme