11 Maj, 2025 - 10:18 am
“Lulet e Majit” është një serenatë që muzikanti Pjerin Ashiku, e kompozoi gjatë periudhës së komunizmit, ndërsa punonte në torno. Këngën ia dedikoi një personi të rëndësishëm për të.
Ndër vite kjo këngë është kënduar në Shkodër, Korçë dhe Gjakovë, e madje ka patur dilema për origjinën e saj. Por, kantautori Gjokë Vata insiston se autori i vetëm është Pjerin Ashiku.
Kënga popullore është në krize dhe po humbet identitetin e saj shqiptar, thotë Vata, teksa bën apel që të vlerësohen ata që kanë bërë art të vërtetë.
Sot, KultPlus ju sjell këtë këngë nën interpretimin e Redon Makashit:
Nje dite t’bukur Majit ty t’hetova
mshehë nder gema t’shpeshta tek nji lule
plot me andje n’zemër të kundrova
deri sa nji ditë n’dorë mu përkule
Por tashma je vyshkë per mue s’ke vlerë
fletë e tueja per mue ma s’kan erë
nuk je lulja e bukur e ditës Majit
por je lulja n’zemër time’ e vajit
Ishe ti ma e mira ndër të tjera
lule’ bukur e vogel plot ngjyra
pse fletë tueja lule’ i treti era
pse kaq shpejt n’pranverë ty t’ka ndrrue fëtyra
Por tashma je vyshkë per mue s’ke vlerë
fletë e tueja per mue ma s’kan erë
nuk je lulja e bukur e ditës Majit
por je lulja n’zemër time’ e vajit
Do t’kujtoj perhere moj lule vyshkun
ndonse gjindem larg tashma prej teje
Veç per ty do t’vuej n’zemër tuj heshtun
pse kujtim gjithmonë jeton pranë meje
Por tashma je vyshkë per mue s’ke vlerë
fletë e tueja per mue ma s’kan erë
nuk je lulja e bukur e ditës Majit
por je lulja n’zemër time’ e vajit
Autori: Pjerin Ashiku
Teksti: Bik Pepa/ KultPlus.com