Madonna nis turneun botëror “Celebration”

18 Janar, 2023 - 12:47 pm

Pas shumë spekulimeve në rrjetet sociale, Madonna ka njoftuar fansat e saj se do të nisë një turne botëror për të festuar karrierën e saj 40-vjeçare.

Njoftimi erdhi në një video të NSFW, e cila u postua në faqen e saj në YouTube. Klipi pesë minutësh ku shfaqen Jack Black, Dido, Meg Stalter and Judd Apatow rikrijoi një skenë nga dokumentari novator i këngëtares së vitit 1991 “Truth or Dare”.

“Jam i emocionuar të performoj sa më shumë këngë që të jetë e mundur, me shpresën që t’u jap fansave të mi shfaqjen që ata kanë pritur”, tha superylli i muzikës botërore në një deklaratë.

Turneu global në 35 qytete do të nisë më 15 korrik në Vankuver, Kanada, dhe më pas do të vazhdojë në qytete të shumta në Amerikën e Veriut, BM dhe Evropë, duke përfshirë Barcelonën, Parisin dhe Stokholmin.

Turneu “Celebration”, i cili pritet të përfundojë më 1 dhjetor në Amsterdam, do t’i çojë fansat në rrugëtimin artistik të Mbretëreshës së Popit në katër dekada. Gjithashtu, sipas një njoftimi për shtyp, Madonna do të performojë në Nju Jork, qyteti ku filloi karriera e saj muzikore.

Në fillim të vitit të kaluar, artistja 64-vjeçare u bë gruaja e parë me 10 albumet më të mira në çdo dekadë që nga vitet 1980, pasi albumi i saj i fundit më një përmbledhje remix të këngëve u rendit në vendin e 8-të në chart-in e Billboard, më 3 shtator./ KultPlus.com

Të ngjajshme