Mbahet Festivali Ndërkombëtar i Koreve të Grave, Kori ‘Lira’ prezantohet me këngë kushtuar Prishtinës

26 Tetor, 2021 - 10:30 am

Këtë të shtunë në Prishtinë u mbajt Festivali i Tretë Ndërkombëtar i Koreve të Grave. Në këtë edicion morrën pjesë kore nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, përcjell KultPlus.

Kori Lira si nikoqir i këtij festivali u prezantua me disa këngë ndër të cilat edhe një këngë premierë kushtuar qytetit të Prishtinës. Të gjitha këngët erdhën të përpunuara nga mjeshtri Tomor Berisha i cili për dhjetë vite ka përgatitur këngët për korin.

Në këtë edicion morën pjesë koret Petrusice nga Petrinja e Kroacisë, Val Choir nga Rijeka, dhe Zlata Maglenska nga Maqedonia e Veriut.

Ky edicion u organizua me mbështetjen financiare të Komunës së Prishtinës. Festivali u mbajt në hotel Nartel dhe për skenografinë u përkujdes Red Flowers Prishtinë. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme