Mbrëmje artistike për Qazim Dushkun

19 Qershor, 2021 - 6:28 pm

Trupa Artistike Regjionale në Ferizaj do të organizoj një koncert kushtuar personalitetit të papërsëritshëm, artistit Qazim Dushku, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi në Facebook, nga organizatorët e këtij festivali, ku ndër të tjera është theksuar se Dukshu kishte një jetë sa tragjike, po aq edhe artistike.

“Qazim Dushku ishte një artist shumëdimensional me një jetë sa tragjike aq edhe artistike.
Trupa Artistike Regjionale- Ferizaj, organizon gala koncert kushtuar këtij kolosi”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Koncerti do të mbahet këtë të diele me datën 20 qershor, me fillim nga ora 20:00, në Palestren e Sporteve ‘Bill Clinton’ në Ferizaj.

Në këtë gala koncert do të këndojnë artistë të njohur, që kanë sjellë këngë që ende dëgjohen e mbahen mend nga adhuruesit e muzikës së tyre.

Veli Sahiti, Osman Shehu, Elizabeta Krasniqi, Visar Peja, Fadil Keca, Visar Çarkaxhiu, Adhurim Grezda, Vjollca Selimi, Valon Bytyqi, Mentor Haziri, Liridon Sadriu, Naim Bunjaku -Xuxi dhe Bardhyl Abazi. Kurse dirigjent i këtij koncerti do të jetë Valton Beqiri./ KultPlus.com

Të ngjajshme