7 Qershor, 2025 - 5:57 pm
Mbreti i televizionit dhe Festivalit të Sanremos, simboli i ekranit, talenti unik, Pippo Baudo mbush sot 89 vjeç.
Me talentin e tij unik, Pippo zbuloi talente si Heather Parisi, Lorella Cuccarini dhe Beppe Grillo në “Rai”.
Ai drejtoi 13 festivale të Sanremos dhe njihet si drejtori më i madh artistik në historinë e festivalit, dhe një “udhërrëfyes” për Amedeo Sebastiani dhe Carlo Conti që mbërritën në Ariston pas tij.
I lindur në Militello në Val di Catania më 7 qershor 1936, Baudou diplomua në drejtësi, por, i dashuruar me spektaklin, ai u transferua në Romë.
Me dhjetëra e dhjetëra programe, filma, shfaqje teatrale dhe madje edhe pjesë muzikore, Pippo, duke filluar nga vitet 1960, ka qenë në krye të programeve kult si “Settevoci”, “Fantastico”, “Canzonissima”, “Novecento”, “Domenica In”.
Ai është një nga prezantuesit kryesorë në historinë e Rai-t, i cili punoi gjithashtu për “Mediaset” dhe, pavarësisht një karriere kombëtare, nuk e harroi kurrë Siçilinë e tij.
Në Siçili, Pippo hodhi hapat e tij të parë në skenë, një vend që ai gjithmonë e përshkruan si “tokën me një bukuri të pafundme, unike në botë”. / KultPlus.com