Mccartney dhe Stone, kundër ngacmimit

20 Dhjetor, 2018 - 6:15 pm

Ish-anëtari i bendit “The Beatles”, Paul McCartney, është bashkuar me fituesen e shpërblimit Oscar, Emma Stone, për një video muzikore të këngës “Who Cares”, e cila, sipas tyre, do t’i inspirojë të rinjtë që të luftojnë kundër ngacmimit.

Çifti i artistëve janë bashkë duke vallëzuar. Artisti veteran, mes tjerash, ka bashkuar forcën me organizatën joqeveritare ‘Creative Visions” për ta nisur fushatën e fundit “Who Cares, I do”, kundër ngacmimit, përcjell albinfo.ch.

“Unë shpresoj se nëse ka fëmijë të cilët po ngacmohen – dhe e di që ka – ndoshta duke e dëgjuar këtë këngë dhe duke e parë videon do të mund të kuptojnë se mund të mbijetojnë”, tha McCarney në ueb-faqen e tij. McCartney, të shtunën, ka performuar bashkë me ish-anëtarin e bendit Ringo Starr dhe Ronnie Wood, nga bendi Rolling Stones, në Londër.  “Who Cares”, përndryshe, është albumi i 17 për McCartneyn.

Të ngjajshme