Me flamurin e krenarisë në shpinë, Dua Lipa vazhdon shkëlqimin dhe magjinë e saj në Hungari (FOTO)

11 Gusht, 2022 - 11:28 am

Pas performancës së jashtëzakonshme në Prishtinë në Festivalin “Sunny Hill”, Dua Lipa, ka udhëtuar për në Hungari në turneun e saj të “Future Nostalgia”, shkruan KultPlus.

Ylli 26 vjeçar luajti disa prej hiteve të saj, duke dhënë një performancë magjike në Budapest.

Festivali “Sziget”, i cili do të zgjasë deri më 15 gusht, do të ketë edhe emra tjerë të njohur botërisht, sikurse: Justin Bieber, Arctic Monkeys dhe Tame Impala.

Daily Mail shkroi për paraqitjen e Lipës, duke vlerësuar pamjen e saj “seksi” dhe kombinimi e veshjeve me flokët e saj.

Sa i përket aksesorëve, fituesja e çmimit “Grammy” ishte zbukuruar me një palë vathë që shkëlqenin nën dritat e skenës.

Dua dha një performancë me energji të lartë ndërsa vazhdoi me koreografinë intensive të kërcimtarëve të saj në sfond. /KultPlus.com

Të ngjajshme