”Me gjithë zemër unë të desha, si njeri me mirësi, disa herë unë të buzëqesha me mallin e djalit t’ri”

22 Nëntor, 2019 - 6:00 pm

Historia e muzikës së mirëfilltë shqipe, numëron shumë këngëtarë e këngëtare që me zërin e tyre të veçantë dhe me tekstet e tyre poaq të veçanta, i dhanë jetë e frymë tjetër muzikës shqipe, shkruan KultPlus.

Ndër këta artistë, është edhe Shpresa Berisha, këngëtare e mirënjohur e muzikës popullore shqiptare, e cila gjatë karrierës së saj, vazhdimisht i këndoi dashurisë, mallit e vuajtjes, duke bërë kështu që të mbetet në kujtesën e artdashësve edhe sot e kësaj dite.

Pak e dijnë se përpos zërit të saj të veçantë, Shpresa Berisha, me prejardhje nga Suhareka, është femra e parë shqiptare që punoi si gjykatëse.

Këngët më të njohura të saj janë: “Për ty vuaj, për ty këndoj”, “Me lule t’beharit”, “Turtulleshë”, “Bukuroshja e lalës”, “M’ka marrë malli shpirt”, “Çohi djema shalone atin”, “Prizrenit”, “Po del hëna”, “Sy jeshile”, “Tjetërkund nuse” etj.

KultPlus ju sjell këngën e saj më të njohur, ”Të deshta me hakikat”, këngë kjo që vazhdon të dëgjohet akoma me ëndje nga adhuruesit e saj, e vazhdon të këndohet nga shumë artistë të tjerë.

Bashkangjitur gjeni tekstin dhe videon e këngës. / KultPlus.com

Të desha me hakikat

Të çmova mikesh të shtrejtë.
Mir’po paskem qenë pa fat, e aman
Ma punove pa të drejtë.

Me gjithë zemër unë të desha
Si njeri me mirësi.
Disa herë unë të buz’qesha aman
Me mallin e djalit t’ri.

Një kujtim që m’a ke dhanë-e
Po e ru’j me dashuni.
Do t’a kujtosh fukaranë, e aman
Megjithë se m’ke marrë mëni.

Nuk e di se t’kam bezdisë
Unë të pata me kimet.
Qofsh e lumtun ti moj mike, aman
Për mu’ si të jetë kismet.

Të fundit

Të ngjajshme