Me moton “Një got’ për mot”, sot fillon festivali Hardh Fest

16 Gusht, 2019 - 10:19 am

Këtë vit, me sloganin “Një got’ për mot”, mbahet edicioni i 18 i “festës së vjeljes së rrushit – HardhFest”, që do të nisë sot më 16 gusht dhe do të zgjasë deri më datën 18 gusht n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës), shkruan KultPlus.

Ashtu si edhe ne edicionet e kaluara, edhe këtë vit do të ketë performim nga grupe dhe artistë nga jashtë vendit.

Veçanti e këtij edicioni të Hardh Fest 2019 është që do të ndahen për veshtarët dhe verëtarët më cilësor do të jenë kupat që janë përzgjedhur për t’i shpërblyer ata.

Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”, është manifestim në komunën e Rahovecit dhe nga më të veçantat në Kosovë, ku përmes këtij manifestimi tradicional, synohet që të promovohen vlerat e rajoneve vreshtare të Kosovës dhe produktet e tyre.


Objektivi i organizimit të “Hardh Festit”, është ruajtja e traditave dhe zakoneve të lidhura me vreshtarinë, verën dhe etnologjinë, promovimi dhe fuqizimi i bashkëpunimit dhe lidhjeve në gjithë zinxhirin e prodhues, si dhe mundësia për të grumbulluar të ardhura shtesë për banorët e zonave të vreshtave të luginës së Rahovecit. /KultPlus.com

Të ngjajshme