Me një energji të hatashme, Edona Reshitaj sjell këngën e re me mesazh të veçantë “Më shumë se e bukur je”

7 Korrik, 2022 - 10:27 am

E njohur për publikun si një person me shumë talente, Edona Reshitaj, së fundmi ka publikuar një këngë të re me titullin “Më shumë se je e bukur”, shkruan KultPlus.

Kënga, e cila në brendësi të saj, përcjell një mesazh për të gjithë gratë e botës, duke treguar se duke qëndruar vetvetja jeni më e fortë, më e ambël dhe me plot shije, ka shtyer përpara kauzën se duke besuar në vetvete jeni më e suksesshme.

Më poshtë mund të lexoni edhe tekstin e këngës “Më shumë se e bukur je”.

Ti je e bukur, je e mirë

Ti je e fortë, je e lirë

Ti je e ditun, je zojë e randë

Mbaje koken nalt’

Ty nuk të duhet me mundu vetën

Për me tregu sa e bukur je

Ty nuk të duhet me e humb vetën,

për nji botë të re

Ti je një rreze që shëndrit fort

Je një lule me ngjyra plot

Je e ambël, ke plot shije

Rri vetvetja të ka shumë hije

Me xhingla mingla s’hiqet dëshpërimi

S’fshihet zbrastina e shpirtit tand

Maska e bukur s’ta fsheh trishtimin

Sytë e tu tregojnë

Mos beso në çdo gja që sheh

Asgja s’ashtë aq e vërtetë

beso ma shumë në vetën tande

se sa e mirë ti je

Mos beso në çdo gja që sheh

Asgja s’ashtë aq e vërtetë

Çka je strukë? Çka je mshef’?

Hajde çu e kce

Bota ashtë e jotja, ajo ty po t’pret

Ndize dritën edhe shkëlqe

Po t’pret me lanë gjurmë n’histori

Ashtu siç din ti

Ti më shumë se e bukur je /KultPlus.com

Të ngjajshme