Memli Kelmendi emërohet ‘Ambasador i Kosovës’ nga Federata Ndërkombëtare e Dirigjentëve Koral

18 Shkurt, 2022 - 9:45 pm

Dirigjenti i njohur Memli Kelmendi së fundmi është emëruar Ambasador i Kosovës nga Federata Ndërkombëtare e Dirigjentëve Koral, ICCF, përcjell KultPlus.

“Jam shumë krenar që u emërova Ambasador Kombëtar i Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Dirigjentëve Koral (ICCF). Të jesh pjesë e ICCF dhe të jesh pjesë e dirigjentëve më të famshëm në botë për mua dhe vendin tim Kosovën është një nder i madh. Mezi po pres të shkëmbej ide me kolegët e mi të dalluar në mbarë botën”, ka shkruar Kelmendi në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Të ngjajshme