Michele Zarrilo koncert në Vlorë, këngëtari italian këndoi për një orë krijimet e tij

17 Dhjetor, 2021 - 8:00 pm

Kënga e detit” solli për herë të parë në tetarin “Petro Marko” këngëtarin dhe kantautorin e mirënjohur italian, Michele Zarrillo.

Për më shumë se një orë artisti italian me një karrierë 40 vjeçare shpalosi repertorin muzikor që elektrizoi publikun e shumtë vlonjat.

Qytetarët vlonjatë patën mundësi për herë të parë të shihnin e duartrokisnin artistin që me këngët dhe muzikën e tij frymëzoi një gjeneratë të tërë. Këngët hit ndër vite të kantautorit si “Una rosa blu, “Cinque giorni di te e di me” ngritën në këmbë publikun në Petro Marko.

I kënaqur nga pritja e ngrohtë e publikut vlonjat, Zarrilo la të hapur mundësinë për t’i rikthyer sërish, për koncerte muzikore në Shqipëri.

Kam qenë më herët në Tiranë për disa bashkëpunime televizive. Në Vlorë është hera e parë që vij, aq sa pata mundësi të shoh duket një qytet i bukur. Publiku vlonjat i mrekullueshëm, ishte kënaqësi të shoh që i njihte dhe këndonte këngët e mia. Nëse do të më jepej mundësia do të rikthehesha sërish.

Përtej detit, qytetarët vlonjatë patën mundësi për herë të parë të shihnin e duartrokisnin artistin që me këngët dhe muzikën e tij frymëzoi një gjeneratë të tërë./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme