Michelle Obama i shkruan letër këngëtares së njohur shqiptare

26 Qershor, 2019 - 10:38 am

Ish zonja e parë amerikane Michelle Obama  i ka dërguar një letër këngëtares së njohur shqiptare Bebe Rexha.

Bëhet fjalë për “2019 College Singing Day”, që është pjesë e një fushate të cilën Obama e filloi në vitin 2014 si përpjekje për të inkujaruar studentët për të ndjekur arsimin e lartë.

Pas performancës së Bebes, Michelle Obama i shkroi një letër asaj duke e falënderuar për përkrahjen që i dha këtij eventi. Duke shpresuar se edhe në të ardhmen do të kenë mundësi të punojnë së bashku, Michelle dhe Barack Obama i urojnë më të mirat Bebe Rexhës./ 27.Al/ KultPlus.com

Të ngjajshme