‘Midnights’ i Taylor Swift, albumi më i dëgjuar në ShBA për këtë javë

27 Nëntor, 2022 - 12:15 pm

“Midnights” i këngëtares Taylor Swift, është renditur si albumi më i dëgjuara në Shtetet e Bashkuara për këtë javë.

Në vendin e dytë në tabelën Billboard 200 të së shtunës, është Drake dhe 21 Savage me “Her Loss”, i ndjekur nga “Un Verano Sin Ti” i Bad Bunny, “It’s Only Me” i Lil Baby në pozitën e katërt dhe “Louis Tomlinson’s Faith” i The Future në pozitën e pestë.

Morgan Wallen me “Dangerous: The Double Album” në vendin e gjashtë, The Weeknd me “The Highlights” në vendin e shtatë, “Only the Strong Survive” i Bruce Springsteen në pozitën e tetë, Harry Styles me “Harry’s House” në pozitën e nëntë dhe Nas’ me “King’s Disease III” në të dhjetën./KultPlus.com

Të ngjajshme