Miley Cyrus do të performojë në ‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë (VIDEO)

1 Korrik, 2019 - 12:53 pm

Super artistja e famshme botërore Miley Crys do të performojë në Sunny Hill Festival në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Dua Lipa e ka dhënë lajmin e madh përmes një video në Instagram teksa flet me artisten Miley duke u shprehur shumë e entuziazmuar për ardhjen e saj në Kosovë.

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës pritet të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në parkun e kryeqytetit të Kosovës, Gërmi.

Ky i fundit organizohet nga babai i këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës, Dukagjini, i cili edhe vetë dikur ka qenë këngëtar i grupit “ODA”. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BzXu7HXBDkm/

Të ngjajshme