займ на карту онлайн потребительский кредит

Miley Cyrus pjesë e koncertit virtual të këngëtares Dua Lipa

20 Nëntor, 2020 - 6:55 pm

Në orët e para të ditës së sotme, Dua Lipa ka publikuar bashkëpunimin me këngëtaren Miley Cyrus, shkruan KultPlus.

Kënga me titull “Prisoner” është pjesë e albumit të ri të Mileyt, ndërsa të dy artistet erdhën me skena provokuese në videoklip.

Derisa po shijojnë sukseset e para të kësaj kënge, Dua Lipa dhe Miley Cyrus kanë përgatitur një tjetër befasi për fansat.

Përmes një postimi në Twitter, Dua bëri të ditur se Miley do të jetë pjesë e koncertit të saj virtual, të cilin do ta mbajë më 27 nëntor.

“Kjo është qershia mbi tortë. Miley Cyrus do të më bashkohet në Studio 2054!!! 🍒🍒🍒🍒 dualipa.com/studio2054″, shkruan këngëtarja shqiptare.

Ndryshe, “Prisoner” për më pak se 24 orë nga publikimi ka marrë mbi pesë milionë klikime në kanalin YouTube dhe aktualisht është në listën e këngëve më të dëgjuara./ KultPlus.com

Të ngjajshme