‘Mitrovica International Jazz Days’ hap edicionin e parë të festivalit me fituesin e çmimit Grammy

29 Gusht, 2023 - 12:25 pm

Mbrëmë, në qytetin e Mitrovicës është hapur edicioni i parë i festivalit Mitrovica International Jazz Days, me fituesin e çmimit Grammy, artistin Richard Bona, shkruan KultPlus.

Artisti Richard Bona i shoqëruar nga MIJD BIG BAND, me orkestër të përbërë nga muzikantë të talentuar nga Kosova dhe Ballkani, nën udhëheqjen e dirigjentit Edon Ramadani, mbrëmë i kanë dhuruar qytetit të Mitrovicës një mbrëmje të paharrueshme.

“Sheshi qendror ishte i mbushur nga turma e qytetarëve artdashës, në mesin e të cilëve ishin edhe ministri Hajrulla Çeku dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Havonier, përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë dhe asaj të Italisë, si dhe kryetari i komunës, Bedri Hamza”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës në facebook.

Ky festival, i cili këtë edicion i  dhuron publikut tre  koncerte, po shënon një rilindje të muzikës Jazz në qytetin e Mitrovicës.

Nata e dytë e festivalit do të pasohet me një koncert nga Ganna Ensemble, Enrico Morello ‘Cyclic Signs, Karen Asatrian & Andrej Prozorow, Elina Duni& Rob Luft. Nata e dytë e festivalit do të mbahet më 29 gusht.

Përderisa koncerti përmbyllës  vjen më 2 shtator, me fituesit e katërfishtë të çmimit Grammy, Bill Laurance (Mbretëri e Bashkuar) dhe Michael League (SHBA)./KultPlus.com

Të ngjajshme