Momenti kur Rita Ora kishte mahnitur jurinë e ‘The Voice of Germany’ (VIDEO)

26 Shkurt, 2021 - 12:26 pm

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, para pesë vitesh kishte marrë pjesë në audicionet e fshehta në “The Voice of Germany”.

Në këtë emision, ajo kishte interpretuar këngën e saj “Your Song”, dhe juria ishte mahnitur nga zëri i saj.

Të gjithë anëtarët e jurisë kishin shtypur butonat dhe donin ta kishin në ekip. Por, diçka nuk kishte shkuar edhe aq mirë në këtë audicion.

Asnjë prej anëtarëve nuk e kishte njohur Orën, derisa ajo ishte prezantuar. Ata kishin menduar që është vetëm një konkurrente që i ngjasonte asaj. / KultPlus.com

Të ngjajshme