‘Mora harçe dola në bahçe çorapet mej thur, prej merzis’ permbi çorape plasa tuj lotu’

Nëntor 8, 2018 - 4:00 pm

Nazmie Hoxha është një nga zërat e rrallë që u dëgjua mjaft shumë në vitet 1970-2000. Si fëmijë i pëlqente interpretimi dhe me hyrjen në shkollën e mjekësisë, si pjesë e aktiviteteve të lira fillon ta realizojë edhe dëshirën fëminore për të interpretuar.

Muzikantët e kohës e shihnin si këngëtare me perspektivë dhe i hapen dyer e inxhizimit të këngëve të saja në RTP. Ndër këngët më të njohur të saj kanë qenë “Si dukat i vogël” je dhe “Oj zogo dhe disa të tjera”. Nazmia vdiq më 5 maj 2007 ndërsa u varros në Prishtinë.

Ky zë ka sjellë edhe një nga këngët më të njohura shqiptare “Kur e përcolla ylberin”. KultPlus ju sjellë sot interpretimin e mahnitshëm të kësaj kënge.

Kur e përcolla ylberin
Ktheva hyra n ‘odë
Kur ia pash manxerren varun
Ia lava me lot

REF
Mos e laj me lot oj zano
Mos e laj me lot
Se shkoi viti parë oj zano
Porsi dita sot (2x)

II
Shkuan muaj shkuan vite
Zemra mu dogj flak’
S’na lan’ hallet s’na lan’ dertet
Me jetue bashkë

REF
O ylberi dadës o
A thu m’ke harru
Ditët e gurbetit ylber
Qofshin të mallkum (2x)

III
Mora harçe dola ne bahçe
Çorapet mej thur
Prej merzis’ permbi çorape
Plasa tuj lotu

REF
O ylberi dadës o
Athu m’ke harru
Ditet e kurbetit ylber
Qofshin te mallkum (2x)

Të ngjajshme