Mos e harroni Fatime Sokolin!

12 Gusht, 2022 - 7:30 pm

Një prej këngëtareve më të mira të muzikës folklorike, Fatime Sokolin nuk duhet ta harrojmë.

E lindur në Margegaj të Shqipërisë, Fatime Sokoli është gruaja që i dha tjetër ngjyrë folklorit shqiptar dhe muzikës burimore shqiptare.

Rreth 30 vite ajo koncertoi brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.

Gjeneratat e reja nuk duhet t’a lejojmë që ta harrojnë emrin dhe punën e Fatime Sokolit.

Fatime Sokoli vdiq më 12 gusht 1987.

Po i sjellim këtu disa prej këngëve më të fuqishme të Fatimes shqiptare, një zë i fuqishëm dhe një grua që i dha plot emocion muzikës shqipe . / KultPlus.com

Të ngjajshme