займ на карту онлайн потребительский кредит

“Mos më krahaso me të dashurin” (VIDEO)

Prill 24, 2018 - 4:30 pm

Pirro Cako është një nga këngëtaret dhe kompozitorët më të njohur shqiptar që përmes muzikës së tij ka prekur zemrat e mijëra njerëzve, duke e bërë atë që të gjenin në këtë muzikë një ngjarje apo episodet e jetës.

Sot po e sjellim një këngë të tij të realizuar para një dekade. “Mos më krahaso”, titullohet kënga që veçohet për interpretimin, melodinë e tekstin e fuqishëm.

Dikur sa jam munduar të isha i veçantë
për të mahnitur ty dridhja cigaren,
si buzë ti vija gjethet, mbi trupin tënd hollak
ti varja neper veshë, gishta e flokë

Fëmije ne ishim ende, fëmijë te dashuruar,
qe s’dinim mire se ç’do të thotë e ardhme.
Me vonë kur ne u rritem, atëherë e kuptuam,
pse ditët tona dot më nuk u lidhen

Pas shume vitesh një mbrëmje unë të pashë,
me një njeri perkrah dhe u trishtova
se nga përplasja e syve tanë në çast
lindi zjarri prapë dhe kujtimet

(refreni)
Mos më krahaso me të dashurin
mos u mbyt ti ne detra trazimi,
më mire qe ikëm ne pa tragjedira malli,
se tek i vdekuri s’mbështetet dot i gjalli.
Është e trishtueshme, por ti mos me projekte
as dhe një çast ne çarçafët e bardhë,
dy paralele ishim ne dhe asgjë më shumë
qe asnjëherë su bëmë dot meridian
Mos më krahaso!

Përpara teje ndarja me bënte te zakonte
e s’kisha pse ta dridhja më cigaren
unë ika dhe ti ike, se s’ishim më të vegjël
pa dashuri, ne ishim të rëndomtë

Pas shume vitesh një mbrëmje unë të pashë,
me një njeri përkrah dhe u trishtova
se nga përplasja e syve tanë ne çast
lindi zjarri prapë dhe kujtimet

(refreni)
Mos me krahaso me të dashurin
mos u mbyt ti ne detra trazimi,
më mirë që ikëm ne pa tragjedira malli,
se tek i vdekuri s’mbështetet dot i gjalli.
Është e trishtueshme, por ti mos më projekto
as dhe një çast në çarçafët e bardhë,
dy paralele ishim ne dhe asgjë më shumë
që asnjëherë su bëmë dot meridian
Mos më krahaso! Mos më krahaso!

Të ngjajshme