‘Mos qaj, mos qaj, mos qaj për vdekjen o njeri’ (VIDEO)

12 Tetor, 2023 - 8:10 pm

Një prej grupeve më të mira shqiptare ishte ‘Djemtë e Detit’.

I krijuar në Lezhë, muzika e grupit kishte ndikime ndoshta nga hard-rroku dhe metali, që ishte shumë aktual në mesin e viteve ‘80 në të gjithë botën.

Prezent në skenën e muzikës, tani për më shumë prej 20 vjet, hiti i tyre më i madh mund të konsiderohet kënga “Mos qaj”, por pa përjashtuar hite të tjera si LamtumireJo TaniKohë pa tyBaladë Për Jakup Ferrin etj.

‘Djemtë e Detit’ kanë marrë pjesë në shumë koncerte ku kanë dalë në krye në festivale roku, si dhe janë vlerësuar nga vetë publiku, shkruan KultPlus.

Sot pjesëtarët e grupit janë Valentin Markvukaj (kompozitor) që jeton në Australi dhe Gent Demaliaj (këngëtar/tekst shkrues) që jetonte në Tiranë, por që më 27 janar 2015 ndërroi jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë. / KultPlus.com

Të ngjajshme