MusicaUp ofroi ngjarje të veçanta për muzikën: masterklasë, botim libri dhe koncert

21 Dhjetor, 2023 - 12:16 pm

Bashkëpunimi i Operës së Kosovës dhe Fakultetit të Arteve – Departamenti i Artit Muzikor, për tri ditë radhazi ofroi ngjarje të veçanta për muzikën.

Aktivitetet filluan me një masterklasë dedikuar regjisë dhe aktrimit të kënduar, me regjisorin e mirënjohur shqiptar, Nikolin Gurakuqi. Qëllimi ishte të ofrohen njohuri mbi eksperiencën e disa prej mësuesve dhe ekspertëve më të njohur në fushën e regjisë në teatrin muzikor.

Në kuadër të ngjarjes u bë edhe promovimi i botimit të librit me titull “Mbi regjinë dhe aktrimin e kënduar në teatrin muzikor” një burim i pasur i informacionit dhe analizave mbi historinë, zhvillimin dhe sfidat e regjisë dhe aktrimit të kënduar në teatrin muzikor.

Aktivitetet u përmbyllën me një koncert nga të gjithë pjesëmarrësit e masterklasit. / KultPlus.com

Të ngjajshme