1 Qershor, 2025 - 12:00 pm
Mungesa e hapësirave, mbështetja institucionale dhe infrastruktura teknike pengon artistët e muzikës dhe të kinemasë shqiptare në krijimtarinë e tyre.
Ky është shqetësimi që ata ngritën në një aktivitet të zhvilluar në Shtëpinë e Evropës, me temën e bashkëveprimit mes muzikës dhe kinemasë bashkëkohore shqiptare.
Harlen Nikolli teksa vuri theksin te mungesa e hapësirave fizike nënvizoi se se orkestrat nuk interpretojnë më kompozime të autorëve shqiptarë, çka ka çuar në një rënie të interesit për të kompozuar.
“Na mungojnë hapësirat fizike. Në rastin e muzikës është shumë e vështirë sepse hapësirat që janë nga institucionet shërbejnë të gjitha për institucionet”, thotë Nikolli.
Ndërsa regjisori Lorin Terezi, tha se problem në artin e tyre është mungesa e pavarësisë dhe lodhja burokratike teksa tregoi dhe përvojën personale në realizimin e një filmi.
“Në 2021 unë mbaroja xhirimet këtë janar, unë isha në një burg të tipit që po xhiroj këtë vit dhe nga një artist kthehesh në një person që nis email”, shprehet Terezi.
Në aktivitet u hapën diskutime për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate ku kultura të mos përkufizohet më nga mungesat, si dhe të gjendet një rrugë që në vendin tonë të ketë potencial për autenticitet dhe eksperimentim./euronews.al/ KultPlus.com