“Muzikë nga vitet e stuhishme”, sjell ikonat e artit shqiptar në TKOB

3 Nëntor, 2023 - 12:07 pm

Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit janë rikthyer kompozimet e artistëve shqiptarë ikonë, si Dhora Leka, Simon Gjoni dhe Nikolla Zoraqi, me koncertin “Muzikë nga vitet e stuhishme”.

U interpretuan vepra si “E lirë u ngrit toka jonë”, “Uvertura me temat heroike”, “Cuca e Maleve” e deri te opera-baleti autobiografik “Një jetë në stuhi” e Dhora Lekës, ilustruar me projektime fragmentesh dhe foto ilustruese, vlerësime nga personalitet dhe artistë që kanë interpretuar muzikën e tyre ndër vite.

Koncerti memorial, me përzgjedhje veprash artistike nga më të spikaturat e muzikës shqiptare, u soll mjeshtërisht nga Orkestra Simfonike, solistët dhe Kori i TKOB-së, nën dirigjimin e Edmond Dokos dhe dirigjentit të Korit, Dritan Lumshi. E veçanta e këtij koncerti ishte edhe pjesëmarrja e Korit të Zërave të Bardhë, përgatitur nga Sonila Baboçi. / atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme