Naser Berisha paralajmëron këngën e re, ndan një sekuencë me artdashësit

11 Shkurt, 2021 - 8:52 pm

Artisti i këngëve të cilat janë kthyer në vulë të vlerave artistike, Naser Berisha, ka paralajmëruar publikimin e këngës së re, shkruan KultPlus.

Berisha ka ndarë në rrjete sociale një sekuencë nga kënga e tij në ardhje, e cila do të publikohet më 17 Shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Në këngën e cila është e para nga albumi i ri që do të vazhdoj rrugëtimin e publikimit përgjatë këtij viti, dëgjohet melodia e lehtë nga tre kitaret, gjersa protagonisti kryesor është Naser Berisha me vokalin e tij.

Naser Berisha i ka falur muzikës shqiptare këngët e njohura si “Do të doja”, “Ku më mbeti bjondina ime” dhe shumë të tjera. / KultPlus.com

Të ngjajshme