Naser Berisha publikon këngën ‘Pikë në zemër’ (VIDEO)

24 Qershor, 2021 - 6:13 pm

Naser Berisha ka publikuar këngën e tij më të re që mban titullin ”Pikë në zemër”, këngë kjo e cila renditet e katërta me radhë në albumin e tij të katërt që do të publikohet në gusht të këtij viti, përcjell KultPlus.

Teksti i këngës ”Pikë në zemër” është shkruar nga Zeqirja Bajrami, kurse orkestrimi dhe Mix e Masteri janë bërë nga Naser Berisha, ndërkaq në gitarë është Reshat Beqiri.

Back Vocal-i i kësaj këngë është bërë nga Lorana Berisha, vajza e këngëtarit.

Bashkangjitur gjeni videon e këngës. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme