Naser Berisha publikon versionin akustik të hitit të pavdekshëm ‘A më kujton’ (VIDEO)

2 Mars, 2021 - 9:07 pm

Naser Berisha është një ndër zërat që ka qenë prezent intezivisht në skenën muzikore kohë më parë, veçmas në vitet e 90-ta. Përgjatë kësaj kohe ai solli hite të pavdekshme të cilat u ripërpunuan e u kënduan nga këngëtar të shumtë, shkruan KultPlus.

Njëra ndër këngët e tij që mbahet mend edhe sot është edhe balada ‘A më kujton’.

Naser Berisha sonte ka publikuar versionin akustik të kësaj kënge, nëpërmjet së cilës përcjellë po të njëjtat emocione, si në kohën kur e këndoi për herë të parë.

KultPlus më poshtë ju sjellë versionin akustik të kësaj kënge.

“Koha iku, na harroi
Mbeti veç kujtimi letër,
Si ngahera, të kërkoj
Me gitarë poemë e vjetër
Para shkollës, si dikur
Unë të pres, e ti nuk vije
Dhe pyes vetën, si i marrë
Ndonjëherë në mend do t´bije

Ref: 2
Ku më mbete bjondina ime
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a me kujton!
Ty të kisha yll rinie
Një dhuratë prej përendie
Dashuri e vjetër të kërkoj…

Gjumë nuk kam, bie shi
Në fotografi ti vetëm mbete
Jeta të mori, larg të çoi
Y
Nuk e di se ku më trete
Jam i vetëm, si atëherë
Fati mua nuk më priu
Lumturinë që ne e kishim
fatkeqësia e përbiu…

Ref : 3
Ku më mbete bjondina ime
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a më kujton
Ty të kisha yll rinie
Një dhurat prej përendie
Dashuri e vjetër të kërkoj… “/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme