Ndërron jetë instrumentist Skënder Kraja

31 Gusht, 2018 - 8:04 pm

Lajmin për vdekjen e artistit dhe mjeshtrit të madh të perkusionit, Skënder Kraja e kanë bërë të ditur miqtë e tij.

Ata i janë bashkuar hidhërimit të familjes së nderuar Kraja për humbjen e njeriut të tyre të dashur, instrumentistit, Skënder Kraja.

Varrimi i artistit dhe mjeshtrit të madh të perkusionit, bëhet më 01.09.2018, ora 13.00 në ambientet e agjencisë funerale Alba2000 në Rrugën e Dibrës (Tufine). / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme