Ndërron jetë këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur Irfan Blakçori

13 Dhjetor, 2019 - 12:02 am

Muzikës së lehtë shqiptare nga sonte do t’i mungojë një emër i shquar, Irfan Blakçori, i cili ia kushtojë gjithë jetën tingujve dhe fjalëve, shkruan KultPlus.

Në orët e mbrëmjes ai është ndarë nga jeta, dhe lajmin për ikjen e tij e kanë dhënë miqtë nëpërmes rrjetit social Facebook.

Kantautori Blakçori ishte padyshim një nga artistë më prodhimtar, i cili bëri publikun për vete me zërin unik dhe tekstet e bukura që shkruante.

Disa nga këngët e tij më të njohura janë: “Zogu i plagosur”, “Antigona”, e shumë të tjera. /KultPlus.com

Të ngjajshme