Ndiqe atë ëndërr

1 Shtator, 2019 - 6:00 pm

Shkruar nga Fred Uajs,
kënduar nga Elvis Prisli.

Përktheu: Bujar Meholli

Ndiqe atë ëndërr, të cilën dhe unë do ta ndjek,
lëvizni, çajë përpara…
Kam për të shkuar pas asaj ëndrre kudo
që ajo do të më çojë;
unë do ta ndjek atë ëndërr
që ta gjej dashurinë për të cilën ndjej nevojë.

Kur zemrën e pllakos shqetësimi
është tamam vakti për të ec tutje;
kur ta ndjesh veten të drobitur,
është pikërisht vakti për t’ia thënë një kënge.
E kur ëndrra të thërret
është veçse një gjë e duhur për ta bërë,
ta ndjekësh atë kudo që ajo mund të të shpie.

Duhet t’i shkosh pas asaj ëndrre,
që ta gjesh dashurinë për të cilën ke nevojë…

E pra, lëviz lëviz , para çajë.

Më duhet ta gjej dikë me zemër të lirë,
dikë që thur ëndrrën bashkë me mua,
dhe atë po përpiqem ta gjej
duke bredh nëpër ëndrrat e mia…

Andaj, kam për të shkuar pas asaj ëndrre kudo
që ajo do të më çojë,
do ta ndjek atë
që ta gjej dashurinë për të cilën kam nevojë.

Lëviz, lëviz!
Përpara bëjë…

Të fundit

Të ngjajshme