‘Në dritare s’un dal djalë, me ty jam hidhnu se shami të kërkova djalo, shami s’më ke pru’

26 Qershor, 2023 - 7:25 pm

Shahindere Bërlajolli është një nga këngëtaret e para të muzikës popullore shqipe.

Zëri dhe mënyra e të kënduarit autokton e bën këtë këngëtare një ikonë të vërtetë të muzikës popullore kosovare. Zëri i saj u dëgjua shumë larg, çdokund nëpër botë, ngado që ajo këndonte trofetë ishin pjesë e saj.

Repertori i Shahindere Bërlajollit numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio Prishtinë dhe në vende të tjera regjistruese.

KultPlus ju sjell këngën e njohur ‘Oh moj shamikuqe’ të interpretuar nga zëri i këndshëm i Shahinere Bërlajollit.

Bashkangjitur gjeni videon e këngës:

Të ngjajshme