Në skenën e madhe të Grammy Awards, Dua Lipa ndan sekuenca edhe nga Salla e Kuqe e Prishtinës (VIDEO)

15 Mars, 2021 - 2:51 pm

Në prezantimin e Dua Lipës në Grammy Awards ku është prezantuar nëpërmjet një video,  ajo tregon se albumi i publikuar gjatë karantinës, Future Nostalgia, është një përmbledhje e kujtimeve fëmijërore te saja, ku nëpërmjet televizonit,  shikonte artistët e famshëm dhe i dukej porsi një pjesë e nxjerrë nga filmat vizatimorë.

Në këtë video që është prezantuar para miliona ndjekësve, këngëtarja e njohur ka treguar se ka lindur në Londër, por që është kthyer më pas në Kosovë, duke ndarë momente nga fëmijëria e saj, por edhe një performancë që kishte bërë në Sallën e Kuqe.

Dua Lipa njihet si një ndër këngëtaret që ka promovuar dhe vazhdon ta promovon vendin e saj, Kosovën, sikurse që ka vepruar edhe me eventin e fundit, duke ndarë sekuenca edhe nga Kosova në skenën e madhe të Grammy Awards. Dua Lipa në këtë mbrëmje sërish u shpërblyer me Grammy Awards, për albumin e saj “Future Nostalgia”.

Për të ndjekur çaste të performancës së saj, shikoni videon, nëpërmjet së cilës ajo ndjehet gjithmonë prezente, qofshin ato edhe momente të çmendura, thotë Dua./ KultPlus.com

Të ngjajshme